Berisha citon KLSH: Në 7 vite Edi Rama u ka grabitur shqiptarëve 8 miliardë euro

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me banorët e njësisë 5 në Tiranë tha se kryeministri Edi Rama u ka grabitur shqiptarëve 8 miliardë e 200 milionë euro sipas një raporti të KLSH. Sali Berisha shtoi se Edi Rama ka rekordet më të zeza në Europë.

“Miqtë e mi! Sot ne jemi populli i gomoneve. Kur mbyll sytë një evropian dhe dëgjon emrin shqiptar, gjëja e parë që atij i vjen ndërmend janë gomonet e La Manshit. Një udhëtim tmerrësisht i rrezikshëm, me një prani shqiptare më të madhe se siriane, afgane dhe çdo populli tjetër.

Ne sot u bëmë populli i gomoneve nga Edi Rama. Në 7 vite Edi Rama ka rekordet më të zeza në Europë, në qeverisje. Ka përzënë nga Shqipëria me politikat e tij vetëm në vendet e BE-së, 744 mijë shqiptarë. Kjo do të thotë se ai ka përzënë të ardhmen.

Ju garantoj se nga këta 744 mijë, mbi 500 mijë janë të rinj dhe fëmijë. Në 7 vite, Edi Rama u ka grabitur shqiptarëve sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, 8 miliardë e 200 milionë euro. Nuk është kjo shifër e opozitës miqtë e mi. Kjo është shifër e KLSH-së.

Vetëm në 8 muaj e këtij vitit, KLSH-ja ka konkluduar se janë vjedhur dhe shpërdoruar 1.2 miliardë Euro, apo 122 miliardë lekë. 122 miliardë lekë, garantoj këtu çdo rrogëtar të Shqipërisë, se mjaftojnë për të rritur rrogat e tyre, 130 %. Çfarë kërkuam ne në parlament. Nuk kërkuam 130 %, ne kërkuam të rriten rrogat 23 %, ne kërkuam të shtohen 23 miliardë lekë në fondin e rrogave. A i patë karton e kuq, si kope, njerëz pa ndjenja, pa dhembshuri.

Ua thashë dhe aty, çfarë është kjo kërkesë 23 miliardë lekë, në një kohë kur keni vjedhur dhe shpërdoruar në 8 muaj 122 miliardë lekë sipas KLSH-së. U bë një betejë gjithë natën, se e bënë si hajdutë natën, buxhetin. Të gjitha amendamentet e opozitës kishin një synim, të lehtësonin dhimbjen e shqiptarëve. Të gjitha të marra së bashku, me lëvizjet fiskale, me rritjen e pensioneve, dyfishimin e ndihmës ekonomike, përgjysmimin apo heqjen e TVSH-së, përgjysmimin e akcizave, të gjitha së bashku shkonin 51% të parave që kanë vjedhur në 8 muaj.

Që të gjitha i refuzuan. Asnjë qindarkë, ajo rritje është qesharake, ky e di. Ky ndjek ligjin e etërve të tij, varfëroi që ti shtypësh më lehtë, ose ti përzësh nga Shqipëria. Kjo është e vërteta. Asnjë amendament nuk u pranua, të gjitha mund të pranoheshin pa asnjë rezervë.

U pranuan fondet e rrugëve që ndërtohen me 8 fishin e çmimit që ndërtohen rrugët në Europë, u pranuan fondet për të ndërtuar shkollat me 5-6 fishin shkollave në Europë, u pranuan shpenzimet për fluturimet e tjera që do të bëhen me avion me dhomë gjumi, me helikopter për ministrat, me orgjia”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protestuesit marrin Kryeministrinë

Mbi 150 mijë protestues kane marrë në dorë Kryeministrinë duke e rrethuar ate. Kryeminisria është …

Leave a Reply