Berisha: Largimi masiv i shqiptarëve dhe borxhi i qeverisë është grabitja e të ardhmes së tyre

Kryetari i PD, Sali Berisha organizoi këtë pasdite një takim me banorët e njësisë numër 5 në Tiranë. Berisha tha se largimi masiv i shqiptarëve dhe borxhi i qeverisë, është grabitja e të ardhmes së tyre.

“Shqipëria është në shpërbërje, kombi shqiptar është sot në një rrezik ekzistencial. Sulmohet kultura, tashëgimnia kulturore dhe gjuha më të gjitha mënyrat. A dëgjuat  ju ndonjë gjuhëtarë të flasë në përvjetorin e drejtshkrimit, asnjë. Folën pasardhësit e atyre që e masakruan gjuhën. Edhe kjo përbën një qëllim në vetvete. Por mbi të gjitha largimi masiv i shqiptarëve është grabitja e të ardhmes së tyre.

Nuk po ndalem tek borxhi, sepse pas largimit të të rinjve, borxhi publik është grabitja më e madhe që i bëhet të ardhmes, sepse me këtë borxh, pas 20 vitesh çdo shqiptar i lindur ka mbi supe 21 mijë euro borxh.

E pse ky borxh? Për të ndërtuar rrugë me çmim 8 herë se në Europë, për të vjedhur me shkolla me çmim 5-6 herë më të lartë, për udhëtime luksi, shpenzime të qeveritarëve, gjithçka në kurriz të qytetarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Keqardhje për Fatos Nanon!

Florjan Haçkaj Kjo në foto, është shtëpia e stërgjyshit tim, Eqerem Zeqja në Tiranë! Një …

Leave a Reply