Primaret në PD, “EurActiv”: Hera e parë në historinë politike të Shqipërisë! Mijëra njerëz në radhë për të votuar

Portali i Brukselit, EurActiv, shkruan se, opozita shqiptare ka mbajtur të parat primare elektorale në historinë e vendit.

“Votimet për të përzgjedhur kandidatët për kryebashkiak të Partisë Demokratike përpara zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm u zhvilluan në të gjithë Shqipërinë, të parat për vendin e Ballkanit Perëndimor.

Më shumë se 50 mijë anëtarë dhe mbështetës partiakë u ftuan të votojnë për kandidatët e partisë më të madhe opozitare në 61 rrethe. Zgjedhjet lokale janë caktuar të mbahen në maj 2023”.

“Mijëra njerëz u rreshtuan në qendrat e votimit në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe pavarësisht pretendimeve të pakëta për parregullsi, votimi ka qenë i rregullt dhe i qetë,” thuhet në shkrim.

“Kjo është hera e parë në historinë politike të Shqipërisë që kandidatët për postet e zgjedhura përzgjidhen nga anëtarët dhe mbështetësit e partisë përmes primareve brenda partisë”, thekson EurActiv.

About Redaksia

Check Also

Balluku non-grata nga SHBA? Fox News: Sundimi i Ramës ka arritur në “kapjen e shtetit”!

Ish-ambasadori Nesho e quan ndërhyrjen e Ramës ‘kapje shteti’ ndërsa publiku i jep kryeministrit nofkën …

Leave a Reply