Lideri përplaset edhe dhunshëm po qe nevoja, mashtruesi nuk përplaset, por llakos flokët

Nga Ylli MANJANI

Leader-i përplaset edhe dhunshëm po qe nevoja. Mashtruesi nuk përplaset, por llakos flokët.

Ky është dallimi i madh.

Krahasoni Berishën me Bashën dhe do mësoni dallimin ndërmjet leader-it dhe mashtruesit. Është leksion i demonstruar në jetën reale ky.

Zaten të lësh demokratët në mes të katër rrugëve dhe, vendin pa opozitë dhe ta quash sukses duhet të jesh mashtrues i lindur. Karakter i squllët dhe i pashpresë.

Ata, që ende na hapin barkun për llogari të mashtruesit, duhet të kuptojnë se janë të pashpresë.

Janë thjesht të mbaruar.

Jo ta kenë mirë me Ambasadën e Propagandës, por edhe me vetë propagandën.

Janë të mbaruar!

Dhe mbarimi i tyre nuk ka asnjë lidhje me çfarë ndodh me Partinë Demokratike, që po përpiqet të organizojë opozitarizmin.

Fati i tyre politik është i vendosur! Ata nuk kanë më asnjë lidhje me demokratët, me apo pa Berishën në krye.

T’u bëjnë mirë privilegjet që marrin duke luajtur këtë teatrin e shëmtuar. Por kaq e kanë mandatën…

Neveri…

About Redaksia

Check Also

Çështja nuk është “sa janë”, por “kush janë këshillëtarët”…?

Nga Gent STRAZIMIRI Çështja nuk është ‘sa janë’, por ‘kush janë këshillëtarët’…? Janë ata që …

Leave a Reply