Jo vetëm drejtoresha e AKSH, në trafikun e drogës janë përfshirë edhe dy punonjës policie

Në operacionin antidrogë, ka qenë pjesë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa burime të siguruara na bëjnë me dije se dyshohet që në këtë hetim të jenë të përfshirë edhe dy punonjës policie.

Këta policë janë të sektorit të qarkullimit rrugor. Janë informacione të konfirmuara që pritet të përfundojë hetimi për të zbardhur të gjithë skemën e trafikut të drogës.

Ky hetim po ndiqet me metoda speciale, ndërkohë që janë referuar materialet për shpërdorim detyre për të dyshuarit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë për përfshirjen e këtyre punonjësve policie. Kujtojmë se në këtë operacion u arrestua Erisa Fero, shefe kompjuterike në Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, (AKSH) dhe dy persona të tjerë.

Këta persona po transportoni 58 kilogramë drogë, dhe si destinacion lënda narkotike kishte Maqedoninë e Veriut.

About Redaksia

Check Also

Aeroporti i Vlorës/ Të rinjtë e FRPD denoncojnë mashtrimin dhe vjedhjen e dyshes famëzeze Rama-Balluku

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë një video denoncuese të të rinjve të …

Leave a Reply