A mund të ketë më vit të ri pas vdekjes së 48-vjeçares në zyrën e kryetares së Bashkinë?

Pas lajmit të rëndë ku një 48-vjeçare ka humbur jetën në ambientet e bashkisë së Lushnjes pas debatit të ashpër që ka pasur me punonjësit pasi i kishin hequr asistencën, si dhe takimit me kryebashkiaken, ka reaguar deputeti demokrat Saimir Korreshi.

Deputeti i Lushnjes ka ngushëlluar familjarët e të ndjerës, ndërsa shprehet se kjo është “kartolina” më e shëmtuar në këtë prag Viti të Ri.

“A mund të ketë më vit të ri pas kësaj?? A ka kartolinë më të shëmtuar se kjo?? Trishtim! Sado ta zbukuroni qytetin ky është realiteti. Shikoni nëpër dyqane artikulli që është shitur më shumë janë kofshat e pulës ato që kushtojnë 300 lekë kilogrami. Nuk kanë mundësi të blejnë gjel deti e ta festojnë tradicionalisht. Kjo është panorama e qeverisjes.

Mjerim! Familje pafund në nevojë që janë drejtuar dëshpërimisht në dyert e bamirsëve privat që edhe këtë jeni munduar me fotot tuaja ta shtetëzoni. Dyer shtetërore të mbyllura! Arrogancë! Ngushellime familjes së të ndjerës”, shkruan ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Dumani, armik i egër i pluralizmit politik! Një Aranit Çelë në llojin e tij!

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani se është një armik …

Leave a Reply