Berisha: Hapja e negociatave ka mbetur pezull pasi Rama ka zgjedhur krimin

Viti që lamë pas kishte një zhvillim për të cilin shqiptarët pritën 8 vite. Ky zhvillim ishte hapja e negociatave.
Por, ndonëse konferenca që simbolizon vendimin e hapjes, u hap, negociatat janë on-hold.
Kjo vetëm e vetëm se Edi Rama, mes rrugës evropiane për Shqipërinë dhe rrugës së krimit, jep dëshmi të sigurta se qëndron për të dytën.
Dëshmi flagrante e kësaj është përpjekja e tij për të kaluar ligjin e amnistisë fiskale. Dëshmi e kësaj janë pasaportat e arta. Janë deklaratat e tij nga samiti në samit, se mosrespektimi i ligjit ndërkombëtar nga Serbia, është një gjë pozitive, se asaj nuk i duhet kërkuar respektimi i sanksioneve ndaj Rusisë.
Pra, një akti historik të BE-së, për të dëshmuar perspektivën evropiane të Shqipërisë, Edi Rama i kundërpërgjigjet në një mënyrë antieuropiane, që bie në kundërshtim flagrant me interesat kombëtare të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre.

About Redaksia

Check Also

Berisha mbështet protestën rinore dhe qytetare/ “Largim i Ramës dhe qeveri tranzitore për zgjedhje të lira”

Sali BERISHA Lidhur me disa shkrime dhe komente të mediave për qëndrimet e Partisë Demokratike …

Leave a Reply