Zyrtare, Ronaldo nënshkruan me Al-Nassr

Tashmë edhe zyrtarisht, Cristiano Ronaldo është futbollist i Al-Nassr. Lajmi është bërë i ditur sonte nga klubi nga Arabia Saudite, përmes një njoftimi në rrjetin social “Twitter”.

“Sportisti më i madh në botë nënshkruan zyrtarisht për Al-Nassr”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ronaldo ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. 37-vjeçari besohet se do të paguhet me 200 milionë euro brenda një sezoni.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” te klubi Al-Nassr kalon si lojtar i lirë, pasi Manchester United së fundmi kishte shkëputur kontratën me të.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply