Shpërthen Mbappe, dëshiron largimin nga PSG qysh në janar

Kylian Mbappe duket se i ka prishur përfundimisht marrëdhëniet me Paris Saint-Germainin. Lajmin e ka bërë të ditur media franceze “RMC”. Duket se nuk ka më kthim prapa dhe kampioni i botës me Francën do të largohet nga “Parku i Princave”.

Ai e kërkonte largimin nga Franca edhe në verën që shkoi, me destinacion Real Madridin, por në fund palët e vazhduan bashkëpunimin me një kontratë luksoze. E tani, ish-futbollisti i Monacos duket se i ka rënë pishman dhe po e kërkon largimin nga PSG-ja në janar të vitit 2023.

PSG-ja do ta shqyrtojë këtë mundësi, edhe pse do të jetë vështirë e realizueshme deri në verën tjetër. Por, sheikët arabë janë të vendosur që lojtarin të mos e shesin në Real Madrid, pra kudo tjetër pos në “Santiago Bernabeu”. Klubi më i interesuar për Mbappen mbetet Liverpooli.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply