Pa bukë dhe pa drita mes të ftohtit, humb jetën e moshuara në Fier

Një grua 67-vjeçe ka ndërruar jetë në Fier në ditët e fundit kur i gjithë vendi ishte mbërthyer nga i ftohti ekstrem me temperaturat që shkonin deri në -17 gradë.

Viktima është Liljana Sema 67 vjeç. Ajo jetonte e vetme në fshatin Ferras.

Një banor i tha televizionit ABC se, Sema ditët e fundit të jetës i kaloi në një kasolle pa bukë dhe drita. 67-vjeçarja u gjet nga i vëllai pa jetë.

Shkak i vdekjes dyshohet se ka qenë i ftohti.

About Redaksia

Check Also

Rezoluta/Ndërkombëtarët rrëzojnë farsën e 11 majit: Qeveri teknike në Shqipëri!

Ndërkombëtarër rrëzojnë farsën e 11 majit dhe kërkojnë qeveri teknike. Përmes nje rezolute IDC-CDI kërkon …

Leave a Reply