Mga Adriana KALAJA
Denoncohet se shtëpia e ministrit D. Gj. (sot ish ministër), kishte ndodhur një vjedhje.
Pretendohej se hajdutët kishin hyrë nga dritarja e tualetit.
Për këtë qëllim OPGJ- të e ngarkuar me hetimin e kësaj çështje u paraqitën në banesë ku i pret ish ministri.
- Gj: Ju lutem më falni se kam një mbledhje me Kryeministrin ndaj hyni e bisedoni me bashkëshorten.
Dava 2 – 3 mijë Euro janë, por bëmë denoncimin të jemi në rregull – thotë ish ministri teksa largohej.
Në sallon OPGJ-të i priste bashkëshortja me rrobdishambër e lagur nga dushi dhe me cigare në dorë.
OPGJ 1: Zonjë kush mendoni se mund të jetë futur dhe ju ka vjedhur 2 – 3 mijë Eurot?
Zonja: Nuk kam asnjë dyshim por që të jem e sinqertë kanë marrë mbi 350 mijë Euro.
OPGJ 2: Por bashkësborti juaj na tha 2 – 3 mijë Euro?
Zonja: Po lereni atë idjotin se nuk di çfarë flet….
Tha zonja që kishte fiksim gurutë.
Besoj e kuptoni për kë e kam fjalën dhe historinë e kam mësuar në Prokurorinë e Tiranës.
Nëse do pyesni në Prokurorinë e Tiranës, do më jepni të drejtë.
Kjo histori mu kujtua tek dëgjoja “vjedhjen” në shtëpinë e këshilltares për vjedhje të super hajdutit Ahmetaj nga pastruesja e saj.
Ndaj sot unë jam me pastruesen e cila ndryshe nga Organi i Akuzës zbuloi atë që në fakt ne e dimë se:
- Korrupsioni është më i madh sa më të lartë e ke postin.
- Se paratë e pista këta të korruptuarit i fshehin poshtë jastëkut në pamundësi për t’i çuar në llogari offshore.
- Ka me qidra raste të tilla por që fshihen nga Drejtësia e Re e Kimit dhe motrës Bel(l)a Mafia.
Për këtë qëllim ne kësaj pastrueses duhet t’i themi faleminderit.
Plus që nuk ka vepër penale pasi Kodi Penal dënon vjedhjen e pasurisë private apo publike duke shpërdoruar detyrën.
Para private nuk janë se këshilltarja i kishte të vjedhura me korrupsion duke shpërdoruar detyrën, dhe tek e fundit një pjesë ishin edhe të pastrueses.
Para publike nuk janë se pastruesja i gjeti poshtë dyshekut dhe nuk patur ndonjë detyrë shtetërore.
Për të mos thënë që mund t’ja ketë lënë vetë zyrtarja për t’i ruajtur pastruesja dhe kur i ka kërkuar s’nuk.
Imagjinoni sa para ka poshtë jastëkëve në Surrel.
Pse kot e kërkojnë amnistinë fiskalë këta hajdutë me pushtet?
Ja kaq e thjeshtë është.
Ps: Kush ka njohje me pastruesen jam e gatshme ta mbroj falas.
Shpërndaje sa më shumë.