Këlliçi: Imagjinoni çfarë mund të gjejë pastruesja në shtëpinë e Erion Veliajt

Kandidati i PD për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi ka komentuar skandalin e bujshëm të vjedhjes së 500 mijë eurove nga shtëpia e Alda Klosit. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Këlliçi ka ironizuar këtë situatë duke vënë në pikëpyetje sesa mund të jetë shuma e parave në shtëpinë e Erion Veliajt ose kryeministrit Rama.

“Është një lajm i trisht kur mendon që, mjafton vetëm një pastruese të një prej shtëpijave të një zyrtari të një ministri për të kuptuar se në çfarë është niveli i korrupsionit të kësaj qeverije. Po flasim për shefen e kabinetit të Arben Ahnetajt, kampionit të korrupsionit, e sigurisht që kjo lidhet me aferën e inceneratorëve. A e mendoni se çfarë mund të gjejë pastruesja në shtëpinë e Erion Veliajt? Pale të shkosh tek shtëpia e kryeministrit, kushedi çfarë ndodh ti rrëmosh në shtëpi”, u shpreh Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do të shembet, miku i Ramës do të ndërtojë hotele dhe dyqane

Projekti i prezantuar nga kompania MVRDV u shpall fituese për rijetëzimin e Pallatit të Sportit …

Leave a Reply