Këlliçi nxjerr videon: Ja si derdhet uji i qytetarëve të Tiranës që vjen nga zona e Freskut

Deputeti i PD, njëherazi kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka akuzuar sërish administratën e kësaj bashkie se është duke shpërdoruar ujin e qytetarëve.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka nxjerrë një video ku tregon ujin që derdhet në zonën e Freskut në Njësinë 12 dhe thekson se kjo gjendje ka më shumë se 20 ditë.

Gjithashtu Këlliçi akuzon administratën e Bashkisë Tiranë, se ‘kur banorët ankohen për problemet, institucionet vendore interesohen si e ka emrin ankimuesi, ku banon, ku punon, kë voton, dhe askush s’merret me problemin. Kjo është skemë për të heshtur çdo zë pakënaqësie, për të pretenduar se në këtë qytet punët shkojnë vaj’.

Postimi i plotë

Më shumë se 20 ditë në këtë gjendje. Është uji i qytetarëve të Tiranës që vjen nga zona e Freskut, në Njësinë 12.

Kur banorët ankohen për problemet, institucionet vendore interesohen si e ka emrin ankimuesi, ku banon, ku punon, kë voton, dhe askush s’merret me problemin. Kjo është skemë për të heshtur çdo zë pakënaqësie, për të pretenduar se në këtë qytet punët shkojnë vaj. Këtë model duhet ta ndryshojmë me votë më 14 maj! Tirana do administrim!

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën: Në rast se guxon të sulmsh këtë seli, selive të tua gjurmë nuk do t’u gjesh!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga Selia i bëri thirrje …

Leave a Reply