Kapja e zyrtares së Ramës me drogë alarmon BE

Kapja e zyrtares së Ramës, Erisa Fero me drogë po bën jehonë në mediat e huaja. Edhe portali i njohur britanik, LADbible, i cili i drejtohet një audience të rinjsh në mbarë botën, ka raportuar për lajmin se një zyrtare e lartë e shtetit shqiptar u kap me rreth 60 kg drogë.

Portali LADbible, me rreth 262 milionë lexues në mbarë botën dhe një audiencë totale prej 1 miliard njerëzish, thekson se Erisa Fero përdorte pozicionin e saj si drejtoreshë e IT në agjencinë shtetërore të informacionit, AKSH, për të kryer trafikun e pashqetësuar.

Portali shkruan gjithashtu se BE dhe partnerët janë të shqetësuar për këtë rast.

Fero e përdorte ID-në e saj zyrtare qeveritare si zyrtare sigurie për të shmangur postblloqet dhe kontrollet e policisë. Gjatë arrestimit u ndaluan edhe partneri romantik i Feros, Lekë Basha, 30 vjeç dhe një i dyshuar 17 vjeç, për vepra të trafikut të drogës.

Sipas mediave lokale, policia dyshon se të arrestuarit në incident, përfshirë Feron, kanë lidhje me bandat e krimit të organizuar. Krimi ndodhi pasi Shqipëria, anëtare e NATO-s, po përpiqet për një marrëdhënie më të thelluar me BE-në, duke përfshirë anëtarësimin e mundshëm në të ardhmen.

“Shqipëria dhe vende të tjera, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë, kanë bërë përfitime të rëndësishme në luftimin e krimit të organizuar vendas dhe korrupsionit në bashkëpunim me BE-në dhe NATO-n”, tha një zyrtar i lartë i sigurisë së BE-së, që kërkoi të mos identifikohej, duke diskutuar mbi politikën e brendshme evropiane. “Por ky incident tregon vështirësinë për të luftuar korrupsionin në një mjedis patronazhi si Shqipëria”.

Zyrtari th se me aksesin në sistemet e brendshme të IT-së dhe të informacionit, lidhjet e dyshuara të krimit të Feros mund të çojnë në një rrezik të lartë të transmetimit të inteligjencës te bandat kriminale ose shërbimet e inteligjencës armiqësore.

“Do të ishte e arsyeshme që një zyrtar qeveritar i dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të drogës në Shqipëri, mund të kishte lidhje me grupet e krimit të organizuar,” tha zyrtari. “Dhe këto grupe sigurisht që janë të përfshirë me krimin e organizuar rus, kështu që ky do të ishte një shqetësim i madh për sigurinë. BE-ja do të vëzhgojë nga afër Shqipërinë për të parë se si do e trajtojë këtë”.

About Redaksia

Check Also

Kuçana: Rama dhe Veliaj po uzurpojnë pronën e Universitetit të Tiranës ku janë 30 mijë studentë!

Deklarata e anëtares së Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana Studentët shqiptarë, bijat dhe bijtë tuaj, do …

Leave a Reply