Tjetër skandal i presidentit të Federatës së Futbollit të Francës, akuzohet për ngacmim seksual

Sonia Souid zbuloi sjelljen e papërshtatshme të presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, duke e akuzuar për ngacmim seksual.

Noël Le Graët rinovoi kontratën me Didier Deschamps pasi përfundoi nënkampion me Francën në Kupën e Botës Katar 2022, pasi humbi finalen me Kombëtaren e Argjentinës dhe ditë më pas, kur njoftoi lajmin, përçmoi cilësinë e Zinedine Zidane dhe iu desh të kërkonte falje, sidomos më vonë për ankesat publike të Kylian Mbappe dhe deklaratën nga Real Madrid.

Sonya Suid, një menaxhere e suksesshme e futbollit, ka akuzuar presidentin për ngacmim seksual.

Një nga femrat më të fuqishme të futbollit francez, në një intervistë për “L’Equipe” ka zbuluar detaje tronditëse të takimit të saj me La Grae në vitin 2014.

“Në vitin 2014 ai më telefonoi. Më tha se kisha bëra punë të jashtëzakonshme dhe më tha se donte të më takonte me Brigitte Enriquez, gruan më të rëndësishme në federatë. Më sygjeroi të takoheshim në banesën e tij në Paris”, zbuloi ajo.

“Isha 26-vjeçare dhe ai ishte president i Federatës, andaj e respektoja. Nuk më pa si agjente, por si objekt seksi. Në banesë, prisja Briggiten, por s’erdhi. Pashë dy gota shampanjë, por s’e piva pasi mendova mos kishte vendosur diçka. Mora shumë mesazhe ngacmimi prej tij”, tregoi ajo.

About Redaksia

Check Also

UEFA merr vendim, Serbia pa tifozë në Tiranë

Vetëm pak orë pas përcaktimit të grupit për kualifikuese të Kupës së Botës 2026, UEFA …

Leave a Reply