SPAK dënon ish-zvministren për arkën e peshkut duke e lënë të lirë!

Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për ish-zëvendës ministren e Brendshme, Rovena Voda, e dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë me 1.3 vite burg por që nga gjykimi i shkurtuar përfitoi zbritje të dënimit në 10 muaj.

Ajo e ka shlyer dënimin që në muajin gusht të 2022 ku i është shuar edhe masa e sigurisë arrest në shtëpi. Voda u arrestua në vitin 2020 me akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

Ish-zyrtarja pretendoi në Apel pafajësinë teksa SPAK, e akuzon se në kohën kur ka qenë zëvendës ministre e Brendshme, ka marrë para dhe dhurata për të ndikuar që të fitonte një pozicion pune në administratë.

Voda kishte premtuar se do të ndërhynte për Florida Beun, por kjo e fundit edhe pse i dha 1 mijë Euro, një celular dhe një arkë me peshk nuk arriti të fitonte vendin e punës.

About Redaksia

Check Also

Kur një televizion kombëtar shndërrohet në një organ propagande të PS dhe të korrupsionit qeveritar!

Nga Gazment BARDHI Kur një televizion kombëtar shndërrohet, fatkeqësisht, në një organ propagande të Partisë …

Leave a Reply