Meta: Ky vit do të jetë viti i ndryshimit, 80 % e shqiptarëve jetojnë në skamje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se, ky vit do të jetë viti i ndryshimit. Meta tha se, 80 % e shqiptarëve jetojnë në skamje.

Pjesë nga biseda

Balla: Si shkuan muajt e parë të lirisë politike?

Meta: Unë mendoj se kanë shkuar shumë normalisht edhe ishte një përgatitje pikërisht për vitin e ndryshimit.

Balla: Jeni i bindur, se shifrat flasin ndryshe?

Meta: Nuk habitem unë nga sondazhet dhe lajmet, e dimë si funksionon. Shifrat flasin qartë 80% e shqiptarëve jetojnë në nivelet e varfërisë. Asgjë nuk e shmang ndryshimin i cili do të vijë në 14 maj.

Balla: E di këtë. Është misioni i çdo opozitës. Ju dukeni që e keni marrë opozitën e ,mirëfilltë, por duket sikur partia tjetër nuk është gati për një gjë të tillë.

Meta: Nuk shoh luftë civile. Shoh një pengmarrje të vulës së PD nga shteti i kapur nga Rama.

About Redaksia

Check Also

Protesta e 112-të/ Më 8 tetor tek Kuvendi! S’do lejojmë Edi Ramën të shkrijë bashkitë!

Sot në ditën e 112-të të protestës, sot njëri prej organizatorëve u bëri thirrje të gjithë …

Leave a Reply