Mourinho: Coppa Italia është kupa më e keqe në Evropë

Roma triumfoi mbrëmë 1:0 ndaj Genoas në Kupën e Italisë, për të avancuar në rrethin tjetër. Ishte Paulo Dybala që realizoi golin e vetëm dhe të fitores për kryeqytetasit.

Pas ndeshjes, Mourinho diskutoi nëse kjo skuadër e Romës mund ta fitojë Kupën e Italisë, teksa e cilësoi si kupën më të keqe në Evropë.

“Së pari, do të them se do të doja ta fitoja, e fitova një herë duke luajtur kundër Romës, do të doja ta fitoja duke luajtur me Romën në Romë. Mendoj se është kupa më e keqe në Evropë, nuk mbron skuadrat më të vogla”, tha trajneri portugez.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply