Berisha: Rama, terror dixhital mbi administratën me një aplikacion që kontrollon reagimet e tyre

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se Edi Rama po ushtron terror dixhital mbi administratën me një aplikacion që kontrollon reagimet e tyre. Ai tha se, gjatë javës që shkoi është shpërndarë një aplikacion, që do e quaja aplikacioni i terrorit dixhital, funksioni i të cilit është regjistrimi dhe përllogaritja e ‘like-eve’.
Së fundmi, dua të dënoj me forcën më të madhe, terrorin dixhital mbi administratën shqiptare nga Edi Rama dhe qeveria e tij.
Gjatë javës që shkoi është shpërndarë një aplikacion, që do e quaja aplikacioni i terrorit dixhital, funksioni i të cilit është regjistrimi dhe përllogaritja e ‘like-eve’.
Ky përbën një terror psikologjik dixhital.
Ky vendim absurd, primitiv, u mor nga Edi Rama pasi e pa veten të tejkaluar tërësisht nga Berisha në bilancin e botës dixhitale.
Me gjithë blerjen, me gjithë dhjetëra-mijëra euro që ka shpenzuar për të blerë ‘like’ dhe llogari false, kalon në një hap të paimagjinueshëm që të detyrojë punonjësit e administratës të bëjnë ‘like’ dhe t’ua masë këtë me aplikacion.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply