136 fluturimet me çarter/ Berisha: Rama nuk na lejon, por ne do e hetojmë në çdo qelizë!

Ligji parashikon, Kushtetuta parashikon kontrollin e pushtetit nga opozita, parashikon komisionet hetimore parlamentare.
Në këtë kontekst, u mblodhën firmat dhe u dorëzua kërkesa për të hetuar Edi Ramën.
Sepse një njeri, që kryen 136 udhëtime me çarter, në një kohë kur qytetarët e tij, me mijëra e mijëra rrezikojnë jetën në gomone, është i degraduar në çdo lloj aspekti.
Nuk po flas për transportin që bën avioni i tij të parave dhe lëndëve të tjera, nuk po ndalem këtu. Nuk po ndalem këtu në fluturimet e tij që janë para Ismailit, që janë në hetim absolut ndërkombëtar, jo në një, por në dy vende. Që ai ka pasur Duçkën e tij drejtor aty ai.
Edhe këtu mund të ndalemi, por ne po ndalemi në 136 fluturime, 22 milionë euro. Dhe duhet të ndalemi. Në çdo vend të botës, ky përbën një superskandal.
Cila është përgjigjia? Përgjigjia: është e rrëzojmë në kryesinë, ku nuk kanë asnjë kompetencë për rrëzimin e saj. Ajo është e drejtë e patjetërsueshme e deputetëve. I ka dhënë përgjigje përfundimtare Gjykata Kushtetuese, edhe në person për Edi Ramën.
Ky nuk do të na lejojë ne të hetojmë. Ne do e hetojmë atë në çdo qelizë. Do e hetojmë në gjithçka, do e hetojmë në çdo gjë që dyshohet se janë vjedhur taksapaguesit shqiptarë.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …

Leave a Reply