Hetimi ndaj Juventusit, Ronaldo nuk nënshkroi kontratë të fshehtë

Cristiano Ronaldo raportohet se nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje për të shtyrë pagën në kohën sa ishte te Juventusi.

Dokumentari i “Rai Report” detajon se si hetuesit po i kushtojnë vëmendje pasqyrave financiare dhe marrëveshjeve të “Bianconerëve”, duke u interesuar veçanërisht për marrëveshjen e bërë me pesë herë fituesin e Topit të Artë, i cili u largua në verën e 2021.

Më herët ishte raportuar se Ronaldo kishte nënshkruar një marrëveshje me Juventusin që i garantonin atij 19 milionë euro, pas një “dakordimi” për ulje të pagës shkak të pandemisë COVID.

Një avokat i afërt me lojtarin, megjithatë, zbuloi në mënyrë anonime se “kontrata private ekziston, por Ronaldo nuk e nënshkroi kurrë, vetëm Juventusi e nënshkroi”.

Kur u pyet pse sulmuesi portugez nuk e nënshkroi marrëveshjen, burimi anonim tha: “Sepse ai ishte i këshilluar mirë”.

Avokatët e Ronaldos së fundmi kanë bërë një kërkesë për 19 milionë euro që i detyrohet Juventusi dhe u është lejuar aksesi në dokumentet nga hetimi për klubin.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply