Gjykata pushon çështjen për statutin e PD, pas kërkesës së Alibeajt

Gjykata e Apelit ka vendosur pushimin e çështjes sa i takon statutit të Partisë Demokratike, pas tërheqjes së ankimimit nga Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj kishte kërkuar bashkimin e dy Kuvendeve, të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit të vitit 2021.

Ai bëri ankimimin, pasi Gjykata e Tiranës njohu Kuvendin e 11 dhjetorit të mbajtur nga kryetari aktual, Sali Berisha.

Lajmin e bëri me dije në një deklaratë për mediat përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa.

About Redaksia

Check Also

Shifra rekord në 23 vite/ Rama e bën administratën me rreth 200 mijë punonjës

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar numri i punonjësve në sektorin shtetëror u …

Leave a Reply