Fatkeqësi për disa kokrra që duan ta copëtojnë PD!

Artisti Bujar Kapexhiu, ka folur gjatë ditës së sotme për situatën politike brenda PD-së. Si anëtar i Këshillit Kombëtar, Kapexhiu nuk e kurseu analizën e tij për tendencat e ndarjes së partisë më të madhe opozitare.

‘Është fatkeqësi për disa kokrra që duan ta copëtojnë PD, për ta dëmtuar, por janë të orientuar, të shtyrë, për ta prishur e copëtuar PD. E quaj absuderitet’, tha ai i pyetur se çfarë po ndodh në oborrin e kësaj force politike.

‘Këtyre njerëzve u thuhet ‘Ik e shporru!’ po unë do u thoja: Sikterisuni!- thotë Kapexhiu referuar pretendimeve në formacionet e krijuara në PD për të marrë logon apo edhe vulën.

‘Duan të ndahen, por janë perversë, duan të ndahen duke marrë vulën e logon, por partia është më shumë se vulë e logo’-shtoi Kapexhiu, gjatë intervistës së tij për ‘Vila 24’ në News24.

‘Po bëjnë marifete se gjoja kanë platforma të reja…’,tha Kapexhiu.

About Redaksia

Check Also

PD kërkon përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon përjashtimin nga Parlamenti për 60 ditë të Taulant Ballës. …

Leave a Reply