Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Durrësi, Lezha, Shkodra dhe Vlora janë dy vendet me më shumë probleme. Si pasojë e hapjes së hidrocentaleve, sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike.
Durrës, përmbytje te stadiumi, te Plepat dhe në Shënavlash
Pas shirave të dendur, kanë filluar përmbytjet në Durrës. Më problematike paraqitet situata te zona e stadiumit, rrethrrotullimi në Plepa dhe Shënavlashi.
Moti i keq ka bërë që të pengohet lundrimi i anijeve. Anijet e vogla dhe peshkarexhat nuk lejohet të dalin në det. Tragetet që duhet të niseshin mbrëmjen e djeshme drejt Barit, nuk kanë realizuar dot nisjen. Ndërsa nga Bari janë nisur dy tragete dhe pritet të mbërrijnë në Portin e Durrësit.
Përmbytet Lezha, uji bllokon hyrjet e pallateve
Lezha është një nga qytetet më të prekura nga moti i keq në vend. Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur disa lagje në këtë qytet. Uji ka vërshuar në hyrjet e pallateve dhe në oborret e shkollave. Kjo gjë pengon dhe futjen e nxënësve në klasa. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në Lezhë. Uji është future në hyrjet e disa pallateve në bllokun e banimit “11 janari”. Përmbytje ka dhe një lagjen “Besëlidhje”. Vërshimi i ujit në rrugë dhe lagje ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve.
Sot parashikohet një ditë me vranësira dhe shira me intensitet të lartë. Shirat do të krijojnë probleme të mëtejshme ndërsa në zonat malore verilindore dhe juglindore do të ketë reshje të dendura dëbore.
Orët e mesditës sjellin një ndërprerje të përkohshme të reshjeve për të ri-nisur sërish gjatë pasdites ku do të ketë edhe rrebeshe shiu shoqëruar me rrufe dhe shkarkesa elektrike.
Vlorë, del nga shtrati lumi Vjosa në Urën e Mifolit
Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në Urën e Mifolit në Vlorë. Mësohet se uji ka vërshuar në toka e banesa duke përmbytur dhjetëra hektarë sipërfaqe. Në disa prej shtëoive raportohet të ketë sasi uji. Pritet që në jëtë zonë të shkojë një ekip emergjencash për tu ardhur në ndihmë banorëve.