Berisha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe, mbrojtjen që Edi Rama i bëri Putinit të vogël në Davos

Së fundmi, dënoj me ashpërsinë më të madhe, mbrojtjen që Edi Rama i bëri Putinit të vogël në Davos.

Parlamenti Europian, opinioni publik perëndimor është i revoltuar me qëndrimet e padronit të Edi Ramës ndaj sanksioneve ruse.

Natyrisht, dy pyetje e shoqëruan padronin e Ramës në çdo panel dhe sallë në Davos: A është Putini një kriminel lufte dhe pse Serbia nuk respekton sanksionet e vendosura nga BE?

Vuçiç faktoi se është një Putin i vogël. Pavarësisht nga barbaritë që ka kryer në Ukrainë, ai refuzoi të pranojë se Putini ka kryer krime lufte dhe është kriminel.

Sikundër justifikoi veten për sanksionet.

Por më i turpshëm është avokatia që i bëri Edi Rama padronit të tij. Çfarë tha Edi Rama në panel? Me aq sa e kuptoj unë botën, nuk po e zëvendësojnë burimin e pistë rus nga burime prej demokracive të pastra vibruese?

Domethënia e kësaj është kjo: se bllokimi i gazit rus nga Europa është një gabim, se u zëvendësua me gaz nga vende të tjera.

Së pari, tregtia është tregti dhe një vend në luftë, që vret, normalisht që izolohet.

About Redaksia

Check Also

Pse Ivanka Trump zhduku të gjitha fotot?/ Loja Rama-Soros për të bërë pis Presidentin Trump

“RD” Nga mbërritja e Ivanka Trump në Shqipëri dhe deri në momentin e largimit të …

Leave a Reply