Berisha: Ky vend ka vetëm një zgjidhje dhe ajo zgjidhje është revolucioni!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp u shpreh se, ky vend ka vetëm një zgjidhje dhe ajo zgjidhje është revolucioni. Ai tha se, përndryshe Shqipëria shkon drejt një dezintegrimi social të plotë.
“Jeni vetëm ju, janë vetëm qytetarët që mund të ngrihen në këtë situatë.
Përndryshe Shqipëria shkon drejt një dezintegrimi social të plotë.
Drejt një denatyrimi. Imagjinoni ju. Janë rritur importet me Kolumbinë 60 herë nga 2015-a deri sot.
Çfarë bëhet kështu? E tëra është kokainë. Nuk kam të dhëna se ‘Ismaili’ ka fluturuar në Kolumbi. Por kam të dhëna se bën fluturime të dyshimta.
Hetimi dhe vetëm hetimi është vendimtar.
Ky vend ka vetëm një zgjidhje dhe ajo zgjidhje është revolucioni. Si e vetmja zgjidhje”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali nga përgjimet/ Si Rama garantoi kartelin e kokainës për ndërtimin në Tiranë

Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj filloi të fliste …

Leave a Reply