Afera për naftën shqiptare, miku i deklaruar i Ramës person kontakti me rusët

Nga Flamur NOKA

Miku i deklaruar i Ramës person kontakti me rusët. Afera për naftën shqiptare. Zgjerohet skandali.

Personi në të majtë është Charles Mcgonigal,

ish shefi kundërzbulimit në FBI. Ndër të tjera akuzohet se gjatë disa udhëtimeve jashtë shtetit në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, fshehu takimet me kryeministrin e Shqipërisë, me një politikan nga Kosova dhe një zyrtar të SHISH.

Mcgonigal punoi për të hequr sanksionet ndaj një oligarku rus dhe mori para prej tij për të hetuar një oligark rival. Ai akuzohet nga prokurorët amerikanë për pastrim parash. Një CV e denjë për miqësi me Ramën.

Sipas gjigandit mediatik Insider, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së që të organizonte një takim mes Edi Ramës dhe një biznesmeni amerikan. Këtë takim FBI nuk e miratoi.

McGonigal ka regjistruar një kompani me emrin e tij në Tiranë dhe pas takimit me Ramën në kryeqytet është paguar 225 mijë dollarë nëpërmjet kontaktit të tij në SHISH, që të mos raportonte në FBI se Rama po i jepte rusëve licencë për kërkim nafte në Shqipëri.

Ky është proamerikanizmi i shtirur i Edi Ramës,

i cili për para i shet rusëve pasuritë nëntokësore të vendit të tij.

About Redaksia

Check Also

Një rrëfim ndryshe për Berishën

𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë ç𝐚𝐫ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 …

Leave a Reply