Këlliçi takon qytetarët: Taksat janë të larta, nuk ka parqe, hapësirat publike janë të zëna…

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në vijim të takimeve me banorët e kryqytetit, u ndal në Njësisë 10, në rrugët “Myslym Shyri“, “Ibrahim Rrugova“ dhe “Rr. Kavajës“ ka dëgjuar shqetsimet e tyre.

Taksat e larta ishin shqetësimi kryesor i bizneseve në këtë zonë.

„Mbledhja e këshillit bashkiak i pari duhet të jetë dhe ulje taksash“, tha një tregtar.

Ndërsa përsa i përket zënies së hapësirës publike, qytetarët janë të shqetësuar pasi rrugët dhe dyert e bizneseve janë të zëna nga skela ndërtimi.

Varfëria e cila shihet kudo në Kryeqytet, edhe në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, ku bizneset e vogla hasin të njëjtat vështirësi si në vendet periferike apo rurale.

Këtë e dëshmoi një prej tregtarëve i cili i pyetur nga kandidati i PD për Tiranën Këlliçi, tha se ka tentuar ta mbyllë disa herë aktiviteti e tij për shkak të borxheve të banorëve.

Mungesa e hapësirave publike dhe në veçanti parkimi ishte një nga shqetësimet e vazhdueshme që banorët e zonës i shprehën kandidatit Belind Këlliçi.

„Na duhen parqe për fëmijët sepse shkojmë përditë nga liqeni duke kërkuar parking“, tha një qytetar.

„Nga ana tjetër e shef atë tjetrin në televizor: Po bëj parqe, po bëj lojra“, ironizoi një tjetër banor.

Me anë të takimeve të përditshme dhe bisedave në terren, kandidati i PD për Tiranën Belind Këlliçi po zhvillon një tur dëgjimi me banorët e kryeqytetit me qëllim që shqetësimet dhe kërkesat specifike t’i dëgjojë nga vetë qytetarët.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply