Noka: Rama është kapur me fakte dhe ka thyer sanksionet e SHBA, të dorëhiqet menjëherë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar pas mungesës së kryeministrit në parlament sot që të japë llogari për skandalin, ‘Rama-McGonigal’. Noka është shprehur se, Rama është kapur me fakte dhe ka thyer sanksionet e SHBA-ve.

Postimi i Nokës

Sot beteja për dinjitet parlamentar

Kryeministri nuk u paraqit me dhënë sqarime për skandalin Rama-McGonigal që po bën xhiron e botës. Mediat botërore i kanë bërë jehonë 4 takimeve sekrete që kryeministri i Shqipërisë ka patur me zyrtarin e arrestuar të FBI-së.

McGonigal në pranga ndërsa Rama në gjendje të lirë. Drejtësia shqiptare nën zero.

Rama i shpëtoi seancës së ballafaqimit me opozitën, si ai nxënësi i dobët që sëmuret para provimit.

Sot u fsheh por këtu është, s’ka ku të shkojë.

Të vërtetës botërore nuk i fshihet dot. Është kapur me fakte. Ka thyer sanksionet e SHBA-ve.

E tundi fort flamurin amerikan por investitor strategjik bëri rusin. Të dorëhiqet menjëherë!

Koha për pranga!

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply