Berisha zbulon si do quhet aleanca në zgjedhjet e 6 marsit: LSI pjesë e koalicionit

Ish-Kryeministri Sali Berisha, tha se kandidatët e zgjedhur nga primaret do të garojnë më 6 mars si pjesë e një koalicioni. Ai tha se nuk do jenë kandidatë të pavarur.

I pyetur nga mediat, Berisha tha se, LSI do jetë pjesë e këtij koalicioni.

“LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetet që përcakton ligji. Po negociohet për partitë e tjera. Ka një përcaktueshmëri ligjore sa parti do jenë në koalicion”, tha Berisha.

“Nuk regjistrohen me logon e LSI. Koalicioni do të quhet Shtëpia e Lirisë. Koalicioni do ketë logon e vet, gjë e cila është normale në çdo koalicion”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali në GJKKO për Irena Gjokën, avokati: Çështja figuron pa asnjë person nën hetim…

Shtyhet sërish seanca në GJKKO për pushimin e hetimeve për Irena Gjokën. Seanca e radhës …

Leave a Reply