Berisha: Edi Rama ka përbaltur, pas Enver Hoxhës, emrin e Shqipërisë para kombit amerikan

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar se, Edi Rama ka përbaltur pas Enver Hoxhës më shumë se kushdo tjetër, emrin e shqiptarit dhe Shqipërisë, para kombit amerikan. Berisha tha se, Edi Rama është sjellë me aktin e tij, siç sillet armiqtë ndaj njëri-tjetrit.

“Mblidhemi në një kohë kritike në shumë aspekte, regjimi i kalbur i Edi Ramës është sot regjimi më i diskredituar pas Koresë së Veriut, Carit dhe Lukashenkos.

Edi Rama, siç dëshmojnë dokumentet e pakundërshtueshme, është sjellë ndaj SHBA sikur të ishin një vend armik dhe jo kontributori kryesor në historinë e lirisë së kombit shqiptar. Dhe jo udhëheqësi i botës së lirë, i aleancës së Atlantikut të Veriut, vendi kryesor përgjegjës për paqen dhe sigurinë e vendeve të lira.

Akti i Edi Ramës është një thikë e tmerrshme pas shpine që ky njeri, i cili nuk ka nder, nuk ka komb, nuk ka atdhe, nuk ka flamur, nuk ka dinjitet, ka bërë ndaj kombit amerikan, SHBA, qeverisë së SHBA, por edhe më gjerë.

Edi Rama ka përbaltur pas Enver Hoxhës, më shumë se kushdo tjetër, emrin e shqiptarit dhe Shqipërisë, para kombit amerikan, para qeverisë së SHBA dhe Kongresit të këtij vendi dhe institucioneve të tjera të këtij vendi.

Edi Rama, e vërteta thashë edhe njëherë, është sjellë me aktin e tij, siç sillet armiqtë ndaj njëri-tjetrit.

Në këtë mënyrë, ai ka lënduar çdo shqiptar, i cili ka mirënjohje si virtyt të palëkundur moral të tij. Ka lënduar në mënyrë të tmerrshme shqiptaro-amerikanët, të cilët që nga viti 1910 e gjer më sot, në mënyrë të pareshtur, trokasin në dyert e ligjvënësve të tyre, kongresmenëve dhe senatorëve, në dyert e institucioneve të SHBA e gjer në derën e madhe të Shtëpisë së Madhe për të kërkuar ndihmë dhe mbështetje për Shqipërinë dhe Kosovën. Për ata, kjo është ndoshta, pas diktaturës, java më e vështirë e tyre, para qytetarëve, miqve të tyre amerikanë, para ligjvënësve, para zyrtarëve, para të gjithëve”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në 3 muajt e parë mjerimi do të marrë fund! Shqipëria i ka fondet, por po ja marrin hajdutët!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, nga takimi madhështor me shqiptarët në Athinë, premtoi se në …

Leave a Reply