Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka deklaruar se drejtësia amerikane e ka hetuar tashmë kryeministrin Edi Rama ndaj në Shqipëri duhet përballja me drejtësinë. Boçi tha se PD ka gati kërkesën për të mbledhur firmat për të ngritur një Komision Hetimor për lidhjet Rama-Mcgonigal.
“Tashmë drejtësia amerikane e ka thënë fjalën e saj, Rama me bashkëpunëtorët e tij është i hetuar. I takon drejtësisë shqiptare ta marrë të pandehur dhe të kërkojë dënimin e tij sipas veprave të shumta penale që ka në kurriz.
Politikisht ne si grup parlamentar do kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor me firmat e shumicës së deputetëve me qëllim që të zbardhim këtë skandal të frymëzuar, iniciuar dhe realizuar nga Rama, kërkesa është gati dhe i dorëzohet nesër seancës pas marrjes së firmave”, tha Boçi.