Berisha: Rama thikë pas shpine SHBA-së dhe NATO-s!

Kryetari i PD, Sali Berisha foli për skandalin Rama-McGonigal gjatë takimit me kandidatët e opozitës për kryetar bashkie. Lideri i opozitës tha se duke korruptuar zyrtarin e FBI-së për interesat e tij politike, Edi Rama i nguli thikë pas shpine SHBSA-së dhe NATO-s, në fushën e sigurisë.

“Ky e vret shpresën e shqiptarëve se shkelmon interesat e tyre, qoftë dhe personale, por edhe interesat kombëtare. Ky është shndërruar në një avokat të Beogradit. Sot është i vetmi kryeministër në Europë që kalonte nga Samiti në Samit, duke kërkuar që të mos i bëhej presion padronit të tij Vuçiç që të mos i bëhej presion për pranimin e sanksioneve të NATO-s dhe BE-së kundër Rusisë. De facto lobonte për Vladimir Putinin. Me fjalë të tjera thoshte se Serbia duhet të mbetet prapavijë e Rusisë në këtë luftë të çmendur, barbari ç’njerëzore.

Ky është kryeministri që pastaj shkon e korrupton, blen, njeriun ndër më kryesorët në agjencinë e zbulimit për sigurinë e SHBA. Dhe ka krijuar kjo një skandal jashtë imagjinatës. Ai ndryhet në Surrel dhe përpiqet ta kalojë, por nuk kalohet kjo, është e pakalueshme. Çdo ditë mediat e mëdha amerikane e trajtojnë këtë akt të turpshëm, të papërgjegjshëm. Në një aspekt ky është një akt armiqësor ndaj SHBA-së në fushën më sensitive, fushën numër 1, në fushën e sigurisë. Për atë vend dhe për çdo vend, fusha e sigurisë është fusha e parë më e rëndësishme, me distancë nga të gjitha të tjerat.

Ky pikërisht në këtë fushë i fut një thikë pas shpine SHBA-së. Por nëse i fut thikë pas shpine SHBA-së që janë udhëheqësi i NATO-s, që janë përgjegjësi kryesor për paqen, stabilitetin dhe mbrojtjen e vendeve të lira, ti këtë akt e ke kryer jo vetëm ndaj atyre, por edhe ndaj NATO-s dhe vendeve të lira. Dhe kush e bën këtë, e bën kryeministri i Shqipërisë, një vend anëtar i NATO-s. Nuk e bën Llukashenko këtë, por e bën Tirana e Edi Ramës. Nuk ka faqe të zezë më të madhe se kjo, nuk ka turp më të madh e krim më të shëmtuar.

Del e zvarritet si zvarranik nëpër media, jo po unë e takova kështu e jo e takova … Por kur i thoshte mik me krenari dhe kur kërcënonte kundërshtarët e tij me FBI, kur i paralajmëronte në parlament se do të shpalleshin non grata dhe nuk kalon Atlantikun se kishte, të korruptuarit, mbas vetes, që kishin tradhtuar detyrën dhe vendin e tyre dhe ishin bërë viktimë e një njeriu pa moral, pa karakter, pa nder, pa flamur, pa asgjë, sicc është Edi Rama. Këtë ai e harron.

Por duhet të jemi realistë. Sigurisht SHBA-së i ka bërë një dëm shumë të madh dhe dëmi bëhet i jashtëzakonshëm nëse miku i tij McGonigal, që u martua së fundmi me Edi Ramën, u ka dhënë të dhëna rusëve për rrjetin agjenturor të SHBA dhe vendeve të tjera. Sepse kjo do të kishte kosto shumë të lartë në jetë njerëzore dhe aspekte të tjera”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply