Berisha: Çdo ditë e Ramës në pushtet është ndëshkim për çdo shqiptar!

Duke bërë një bilanc të qeverisë së Edi Ramës, lideri i opozitës Sali Berisha u shpreh se çdo ditë e kryeministrit në pushtet është ndëshkim për shqiptarët.Berisha e krahasoi Ramën dhe qeverinë e tij me pushtuesit, nisur nga përmasat e eksodit të shqiptarëve, aq sa popullsia e Shqipërisë është zvogëluar me 33% në pak vite.

“Ju bëni një bilanc sot. Ka qëndruar në pushtet si një pushtues, si një njeri që urren këta njerëz. Statistika e këtyre tre ditëve të fundit, tregon se nga Shqipëria nga viti 2014 e deri në fund të vitit 2022 për në hapësirën e BE-së janë larguar 935 mijë shqiptarë, pothuajse 1 milionë.

Nuk përfshihen ata që janë larguar për në SHBA, Kanada, Norvegji, Zvicër, Angli e vende të tjera.

Nuk ka komb tjetër më shpesëvrarë se kombi ynë. Asnjë luftë, lokale, rajonale apo botërore nuk ka arritur të pakësojë me të paktën 33% një komb, asnjë luftë. Maksimumi kanë humbur polakët në luftën e Dytë Botërore, 20% të popullatës gjatë viteve të luftës. Edi Rama ka arritur ta çojë Shqipërinë para alternativës, të jetë apo të mos jetë.

Çdo ditë e tij në pushtet është ndëshkim për çdo shqiptar, çdo ditë. Një person i përmbajtur në vjedhje, në kulmin e damkosjes së tij në gjithë botën, firmoste marrëveshjen për grabitjen e pasurisë publike numër një të shqiptarëve që është Porti i Durrësit, me offshoret e tij, që është vetë me suitën e tij. Në kulmin e varfërisë vjedh e shpërdoron sipas KLSH-së në 9 muaj, 122 miliardë lekë. Me këto para 2/3 e tyre, rrogat e shqiptarëve çdo vit mund të dyfishohen, pensionet e shqiptarëve mund të dyfishohen.

Kurse ato përfundojnë në tubat e ajrimit, kontot orffshore të Edi Ramës. Imagjinoni ju kur një punonjëse, shefe kabineti gjendet me 700 mijë euro, sa kanë ministrat. Ku i kanë fshehur, ku i kanë çuar, sa ka Edi Rama, sa ka Olsi Rama, ortaku i të gjitha aferave të mëdha, përfshi vjedhjen me Amant Josifin të 2.2 miliardë eurove të qytetarëve evropianë me call centerat”, tha kreu i PD.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply