Nga Sali BERISHA
Thellohen përmasat e tragjedisë nga tërmeti 7,8 ballësh që goditi Turqinë qendrore dhe Sirinë verilindore. Bilanci tragjik i dy tërmeteve të fuqishëm që goditën dje Turqinë qendrore dhe Sirinë verilindore është bërë katastrofik.
Agjensia Reuters njofton se në zonat e Turqisë kanë humbur jetën nga termeti 3800 banorë, janë të plagosur mbi 20 mijë banorë dhe janë shkatërruar mbi 6 mijë banesa, kurse në zonën e Sirisë janë mbi 1500 viktima dhe mijëra të plagosur.
Përpjekje të jashtëzakonshme janë bërë nga autoritet turke në kërkim-shpëtim, ndihmë mjekësore dhe sistemimin e banorëve të mbetur pa strehë.
Me këtë rast shprehim edhe njëherë ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave, solidaritetin tonë njerëzor për popullsinë e dëmtuar nga tërmeti dhe lutemi për jetën e të plagosurve, shërimin e tyre si dhe shpëtimin e jetës dhe të të gjithë atyre që lëngojnë nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti.
(Ps. Albumi i fotove marrë nga Reuters)