Kërkesa e PS për përjashtimin e 8 deputetëve të PD, Zhupa: Më 11 shkurt do dëgjoni shqiptarët në shesh!

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me kërkesën e PS për përjashtimin e 8 deputetëve nga Kuvendi. Zhupa shkruan në një status në Facebook se, deputetët do të vazhdojnë të thonë të vërtetën dhe të kërkojnë llogari dhe se me këtë kërkesë për përjashtim nuk mund t’i trembin.

Sakaq përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati. Zhupa thekson se, më 11 shkurt, do të dëgjohen shqiptarët në shesh!

Reagimi

Deputetja Ina Zhupa: Ra ky skandal McGonigal dhe u njohëm edhe me emrat e ca kolegëve!

Qenkan shqetësuar se deputetet e opozitës flasin dhe kërkojnë fjalën në mbrojtje të interesit publik. Këta deputetët firmëtar të rilindjes e kanë ditur se në kuvend vetëm ngrihet kartoni kur të thotë Taulanti dhe kaq!

Harrojeni që me përjashtime na e mbyllni gojën apo aq më pak na trembni. Ne do vazhdojmë të flasim dhe të kërkojmë llogari.

Me 11 shkurt, do dëgjoni shqiptarët në shesh!

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply