Një shtetase është paraqitur në spitalin Rajonal të Vlorës e plagosur në dorë me armë zjarri.
Nga informacionet paraprake të policisë, dyshohet se 39-vjeçarja Majlinda Nanushi, banuese në fshatin Bunavi është plagosur aksidentalisht me armë gjahu. Dyshohet se gruaja vuante nga depresioni.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 01.02.2022, rreth orës 18:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasja M. N., 39 vjeçe, banues në fshatin Bunavi, Vlorë, e cila ka dëmtime në dorë, dyshohet të shkaktuara me armë gjahu. Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale.
Shtetasja M. N., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.