Berisha: Rama ka përdorur McGonigal kundër prokurorëve që hetuan Saimir Tahirin

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama ka përdorur McGonigal kundër prokurorëve që hetuan Saimir Tahirin. Ai tha se, Ardi Veliu është një nga manipulatorët dhe ky është një nga njerëzit që ka takuar më shumë McGonigal.

“Ju e dini që Ardi Veliu është një nga manipulatorët dhe ky është një nga njerëzit që ka takuar më shumë McGonigal, Ardi Veliu. Kjo është e sigurtë, shumë e sigurtë.

McGonigal me kërkesë të Ramës, ka bërë gjah për prokurorë të caktuar që t’i nxjerrin nga sistemi. Prokurorë që janë marrë me çështjen e Saimir Tahirit janë nxjerrë nga sistemi sepse ky u hiqej si njeriu që dinte gjithçka dhe që duhej marrë fjala e tij parasysh. Deri këtu ka arritur degradimi i vettingut nga Edi Rama”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha me shqiptarët në Athinë: Takimi me ju është takimi më prekës, takimi me sakrificën mbinjerëzore të njeriut!

Lideri i opozitës, Sali Berisha vlerësoi shqiptarët e emigruar në Greqi dhe Athinë dhe punën …

Leave a Reply