Belind Këlliçi me ish-të përndjekurit politikë: Mbështetja e tyre më jep nder!

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës ka kërkuar një takim të posaçëm me përfaqësuesit e ish-të përndjekurve politikë duke deklaruar me zë të fortë se “mbështetja e tyre më jep nder, nderon ekipin tim dhe Partinë Demokratike”.

“Turin e Dëgjimit e vijova me të përndjekurit politikë, shtresën më të vuajtur në historinë e shtetit shqiptar.

Një ndër detyrat e para që kam pasur në Partinë Demokratike ka qenë drejtimi i Departamentit të të Përndjekurëve Politikë, ku u njoha imtësisht me historitë e tmerrshme që kanë përjetuar gjatë regjimit komunist.

Intelektualë, fisnikë e atdhetarë të cilëve u detyrohemi si shoqëri pavarësisht bindjeve tona politike.

Mbështetja e tyre më jep nder, nderon ekipin tim dhe Partinë Demokratike,” nënvizoi kandidati për kryebashkiak për të vazhduar edhe me një ftesë: “Shpërndajeni këtë postim në nderim të kësaj pjese të nderuar të shoqërisë”, shkruan Këlliçi në Facebook.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply