Barcelona pagoi 1.7 milionë Euro për zv/kryetarin e arbitrave që të mos merreshin vendime kundër tyre

Një skandal ka përfshirë klubin e Barcelonës. Gazeta spanjolle El Mundo ka zbuluar ekskluzivisht disa fatura që klubi katalan ka paguar për Enriquez Negreira, i cili ka qënë zëvendës kryetar i Komitetit Teknik të Arbitrave.

Bëhet fjalë gjithsej për 33 pagesa për një kompani për të cilën punonte Negreira, të cilat arrijnë në total afërsisht 1.7 milionë Euro, të dhëna nga viti 2016 deri në 2018.

Faturat janë paguar për shërbimin e konsulencës teknike me anë të videove si dhe përgatitjen dhe dërgimi i videove teknike në klub. Faturat variojnë nga 30 deri në 90 mijë Euro. Fundi i pagesave përkon me kohën kur Negreira u largua nga detyra e zëvendës kryetarit të Komitetit të Arbitrave.

Agjencia e të Ardhurave në Spanjë pretendon me anë të këtyre shpërblimeve Barcelona kërkonte të sigurohej që të mos merreshin vendime të arbitrave kundër tyre, dhe që gjithçka të ishte neutrale.

Barça nga ana tjetër ka deklaruar se nuk kanë vazhduar me pagesat për të ukur kostot e klubit. Sipas klubit konsulenca teknike dhe përgatitja e videove bëhej për të marrë të dhëna për lojtrët në kategoritë e ulëta ku merrte pjesë klubi.

Dalja në dritë e këtyre lajmeve është cilësuar si një sulm në këtë moment të mirë sportive që po kalon skuadra në kampionat.

About Redaksia

Check Also

“Tifozat Kuq e Zi” protestë para FSHF: Mjaft më me pazaret e errëta!

Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar para Federatës së Futbollit të Shqipërisë. Ata vendosën një …

Leave a Reply