Berisha: Një kryeministër që nuk i përgjigjet detyrës së tij është një parazit i tmerrshëm!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës së përjavshme për shtyp, tha se, një kryeministër që nuk i përgjigjet detyrës së tij, është një parazit i tmerrshëm, një hajdut që vjedh nga mëngjesi deri në darkë. Berisha tha se, situata në vend po bëhet gjithnjë e më kritike.
“Me një arrogancë absolute, Edi Rama deklaron se shkon në parlament kur të dojë, pavarësisht se Kushtetuta ka detyrime të qarta për detyrimet e kryeministrit ndaj parlamentit.
Por po të kemi parasysh se ky njeri shkon në mbledhje të qeverisë vetëm kur vendos për vjedhje të mëdha, dhe në këtë kontekst, nga 48 mbledhje, ka shkuar vetëm në 19 mbledhje. Dhe aty ligjin e bën Belinda. Ai me SMS drejton qeverinë, ai me SMS drejton Lindën në parlament.
Faktikisht ky është shndërruar në shtetin Linda-Belinda dhe padronit të tyre pa asnjë normë morale, politike dhe asgjë.
Nuk ka vend në botë, që një kryeministër, nga 49 mbledhje, merr pjesë në vetëm 19, dhe nuk jep dorëheqje.
Kryeministri është i detyruar të kryesojë mbledhjet e qeverisë përveç rasteve shumë të veçanta.
Një kryeministër që nuk i përgjigjet detyrës së tij, është një parazit i tmerrshëm, një hajdut që vjedh nga mëngjesi deri në darkë.
Një kryeministër nuk mund të mungojë kurrë, nëse kjo kalon 6 muaj, ai duhet të largohet.
Këtu qeveriset me SMS-të që ai i dërgon Lindës dhe Belindës. Kurrë ndonjëherë nuk ka rënë ky shtet në papërgjegjësi kaq absolute”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …

Leave a Reply