Luçiano Boçi: Të gjithë duan ta shohin Elbasanin me dashurinë e një gruaje!

Kandidati i PD për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi zhvilloi një takim me gra dhe vajza anëtare të Lidhjes Demokratike të Gruas në këtë qytet.

Gjatë fjalës së tij, Luçiano Boçi u shpreh se të gjithë duan ta shohin Elbasanin me dashurinë e një gruaje, për t`i kthyer madhështinë dhe shkëlqimin, që i ka munguar gjatë këtyre viteve. Duke shprehur besimin se Luçiano Boçi do të jetë fitues në garën e 14 majit, gratë demokrate në Elbasan treguan disa nga problemet kryesore që i shqetësojnë në këtë qytet.

“Unë dua që të gjithë ne ta shohim Elbasanin me dashurinë e një gruaje! Bashkë me Blerinën ndamë një bisedë miqësore dhe familjare në një takim me Lidhjen Demokratike të Gruas në Elbasan.
Në rrugëtimin e ri që po nisim, figura dhe pozicioni i gruas në raport me atë që ne projektojmë për qytetin do të jetë padiskutim parësor!
Asnjë nënë, asnjë grua, asnjë motër, asnjë vajzë nuk e do qytetin pa jetë dhe të zbrazuar! Vajzat dhe gratë duhen dëgjuar dhe përkrahur!”, u shpreh Boçi.

Në takim u trajtuan problematika që lidhen me familjen, shpopullimin, arsimin dhe ekonominë.

About Redaksia

Check Also

E dhunuan patronazhistët e Ramës/ Flet aktivisti: Do të kenë qenë të sigurimit, s’i mirëpresin zërat kundër!

Patronazhistët e Ramës në Nju Jork nuk kanë lejuar aktivistin në takimin e planifikuar nga …

Leave a Reply