Bylykbashi: Rama simboli i dhunimit të të drejtave të deputetëve të opozitës

Mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për përjashtimin nga seancat plenare të ministres Elisa Spiropali, për shkak të gjuhës së përdorur ndaj demokratëve. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se, ky është tregues që mazhoranca po vepron me dy standarde.

“Kërkuam të premten përjashtimin nga seancat e parlamentit të deputetes e ministres zonjës Spiropali për gjuhën e papranueshme të saj ndaj deputetëve,

Kërkuam të përdoret i njëjti standard që është përdorur masivisht kundër deputetëve të opozitës, është marrë vendimi nga shumica për të rrëzuar këtë kërkese.

Treguesi qartë i dy standardeve që kjo mazhorancë dhe Rama po përdor qartazi, duke përdorur rregulloren e Kuvendit si dhunim ndaj të drejtave të deputetëve të opozitës me qëllimin për të heshtur deputetët, që të bëjnë të pamundur kontrollin e qeverisë.

Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, mocionin me debat si instrumentet që na garanton Kushtetuta në interes të zgjedhësve për të kontrolluar Edi Ramën për skandalin e jashtëzakonshëm McGonigal që është aq e rëndë sa dhe vetë autoritetet gjyqësore e shohin të nevojshme të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të tronditjes së madhe që shkakton, pra Rama është pjesë e këtij skandali. Ne kërkojmë llogaridhënien e tij, e për këtë jemi përjashtuar”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Më 15 mars, në orën 19:00, marshojmë drejt Kryeministrisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje që ditën e nesërme, 15 mars …

Leave a Reply