Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama është i tmerruar dhe përdori si salvaxhente për të shpëtuar dy pengje të tij, Bravën dhe Alibashën.
“Ju e dini se veprimet e Edi Ramës ishin in-ekstremis, të njeriut të tmerruar, që rryma po e çon drejt McGonigalit, dhe që përpiqet të kapet në fije bari si Brava dhe Alibasha.
Edi Rama është i tmerruar dhe përdori si salvaxhente për të shpëtuar dy pengje të tij, Bravën dhe Alibashën.
Unë kam një mirënjohohje të pakufishme për qytetarët e Mallakastrës, të Lezhës, për pritjen e zjarrtë, për reagimin e tyre flakë për flakë ndaj qëndrimit të turpshëm, antikushtetues të një njeriu që ka frikë nga vetja e tij në çdo hap që bën.
Dhe, ndaj dy pengjeve të cilët kanë vendosur standardet më të ulëta të integritetit politik në tërë historinë politike të Shqipërisë post-diktatoriale”, tha Berisha.
Gazeta RD