I dashur, Kiri familjarë dhe miq të prijësit të mendjeve të lira. I nderuar Doktor Berisha. I nderuar Kryetar i Grupimit Dhjetor ’90. Deputetë dhe drejtues të Partisë Demokratike.
Mirë se keni ardhur në këtë ceremoni modeste për celebrimin e 60 vjetorit të lindjes së njërit prej njerëzve më të rëndësishëm të historisë moderne të Shqipërisë. Atij që udhëhoqi Lëvizjen Studentore të Dhjetorit 90, prijësit të revolucionin paqësor që çoi në rrëzimin e diktaturës komuniste, të përjetshmit Azem Hajdari.
Në emrin tuaj më lejoni të ftoj të përshendes të pranishmit, Azem Hajdarin Të Riun. Azemi kishte miq dhe bashkëpunëtorë në të katër anët e Shqipërisë. Ata ishin intelektualë, pensionistë, djem me emër dhe të zëshëm, gra dhe burra të heshtur, njëri prej tyre është edhe Arben Imami të cilin e ftoj të thotë dy fjalë për mikun dhe bashkëpunëtorin e tij ndër vite.
Azemi në të gjallë të tij ishte njëri prej politikanëve më aktiv, kjo për shkak të dinamizmit, energjisë, papërkulshmërisë, dhe përsistencës, pikërisht për këtë ai u shënjua si një kundërshtar dhe armik i betuar i Byrosë Politike qysh ditën e parë të Lëvizjes Studentore, derisa u pushkatua në oborrin e partisë demokratike me 12 Shtator të vitit 1998 nga të paktën 50 forca policore të qeverisë së kohës. Por po kaq aktiv dhe frymëzues ai mbeti edhe pas vrasjes së tij, ai frymëzoi poetët më të zëshëm të vendit si i ndjeri Hamit Alia, të cilin e përcollëm për në banesën e fundit vetëm para dy ditësh Alia.
I ndjeri Gjok Beci e Ndue Ukcama dhe dhjetëra të tjerë të cilët e përjetësuan në këngët e tyre Hymn të kënduara nga tenori i Teatrit te Operas dhe Baletit, i ndjeri Hysen Kocia, nga Mjeshtri i Madh Esat Ruka i pranishëm sot në këtë ceremoni, të cilin e ftoj të këndojë himnin: Azem, Azem ti je gjallë.
Pas vrasjes së simbolit të pluralizmit politik, kryetarit të parë të Partisë Demokratike, lindi Grupimi Dhjetor 90. Ne ish bashkëpunëtorët e Azem Hajdarit, nuk e ulëm kokën, nuk heshtëm, përkundrazi protestuam për 6 javë rresht para të gjitha institucioneve përgjegjëse për vrasjen e Prijësit Tonë.
Ftoj Kryetarin e sapo zgjedhur të Grupimit “Dhjetor 90” mikun dhe bashkëpunëtorin tim ndër dekada inxhinjer Ajet Ramçajn.
Sic ka qenë e egër dhe e paprecedentë diktatura komuniste në vendin tonë, ashtu kanë qënë edhe sulmet dhe agresionet e përsëritura ndaj Partisë Demokratike në këto tri dekada, ata që pushkatuan Azem Hajdarin në oborrin e partisë së tij në shtator të 98-ës, sot duan të na grabisin vulën dhe simbolet e Partisë, duan ta vrasin pluralizmin politik dhe simbolet e tij, por këtë nuk e lejojnë demokratët, nuk e lejon Lideri Historik i Partisë Demokratike, Doktor Sali Berisha të cilin e ftoj të japë mesazhin e tij në përvjetorin e 60 të Azem Hajdarit.
Betimi ynë solemn në këtë përvjetor është se do të bëjmë çdo sakrificë që idealet tua Azem, të jetësohen. Ftoj Azem Hajdarin dhe Sali Berishën të ndajnë tortën e përvjetorit të 60 të heroit të përjetshëm të demokracisë dhe lirisë së shqiptarëve.