Plani Rama për grabitjen e shtëpive edhe në Durrës, PD thirrje qytetarëve: Dilni dhe kundërshtojeni!

DEKLARATË PËR MEDIA E KRYETARIT TË DEGËS SË PD DURRËS, DRITAN BURGIJA

Të nderuar qytetarë durrsakë!

Duhet të dini se Rama nuk kërkon të grabisë vetëm pronat e banorëve të Tiranës, por edhe shtëpitë e durrsakëve. Me një gjoja plan zhvillues të Durrësit, të mbyllur në zyrat e Kadastrës dhe selisë së qeverisë dhe Partisë Socialiste të qytetit, ka planifikuar prishjen e mijëra shtëpive në zonën e Kënetës, në lagjet 17 dhe 18 të qytetit, në qendër të qytetit, në lagjet 5 dhe 6, si dhe çdo cep të njësive administrative të Durrësit dhe degëdisjen e qytetarëve pa adresë dhe pa asnjë sqarim për kompensim.

Jashtë planit të grabitjes nuk ka mbetur asnjë njësi administrative e Durrësit, ku zona e Kënetës do të ketë problemin më të madh, por nga marrëzia qeveritare nuk shpëton askush. Pa asnjë dyshim, Kryeministri Edi Rama e urren Durrësin dhe qytetarët e tij, sepse i shikon dhe i emërton si pushtues të një pasurie që vetë ai do të përvetësojë me lukuninë që ka nga mbrapa.

Edi Ramës dhe shpurës së tij nuk i mjafton vetëm vota e njerëzve tani, por ai bashkë me votën, po u kërkon të dorëzojnë letrat e pronave dhe pasurive të tyre, të ardhmen e fëmijëve. Në atë kuti, bashkë me votën, po kërkon tapinë e pronave të tyre. Në ditët në vijim do të jemi këtu dhe pranë qytetarëve në cdo cep të Durrësit për të denoncuar e sqaruar qytetarët se çfarë u rezervon ky regjim pas datës 14 maj.

Duhet bashkim i interesit qytetar dhe votës së tyre për të ndaluar tjetërsimin dhe grabitjen e pronave të tyre.

U bëj thirrje qytetarëve të Durrësit që masivisht të dalin të kundërshtojnë planin e grabitjes së pronave të tyre. U bëj thirrje qtetarëve të Durrësit që të votojnë opozitën, alternativën e demokratëve për të mos humbur shtëpitë, tokat, pasurinë të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe tuajën.

Në ditët në vijim do të detajojmë para opinionit publik çdo plan grabitjeje që ka planifikuar regjimi i Ramës për të uzurpuar pronat e qytetarëve të Durrësit.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …

Leave a Reply