Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, para këtij skandali publiku përjetoi vdekjen klinike të ABC News. Ai tha se ndodhi një spastrim të paparë ndaj gazetarëve vetëm se ata nuk ishin në një valë me Devollin që herë thotë e kam, njëherë thotë nuk e kam. Devolli është vala e Ramës.
“Para këtij, publiku përjetoi vdekjen klinike të ABC News. Një spastrim të paparë ndaj gazetarëve.
Vetëm se ata nuk ishin në një valë me Devollin që herë thotë e kam, njëherë thotë nuk e kam. Devolli është vala e Ramës.
Personi i fundit që ka mbetur aty është zoti Demi. Edhe ndaj tij po bëhen presione prej rrugaçësh që të ikë dhe të kontrollohet përfundimisht nga Endi Fuga, Sokol Balla dhe dora e Ramës dhe Veliajt.
Tiku i Rilindjes është gazetar i familjes. Ai furnizohet me dokumente nga familja Rama, prandaj është i paprekshëm.
Një gjobëvënës i shpërfytyruar, i shpifur.
Por gazetari i familjes kryeministrore ka imunitet. Sikundër kanë imunitet për SKAP-in e partisë Duçka dhe Neza.
Edhe njëherë i bëj thirrje FBI dhe Kongresit të SHBA, të hetojë rolin e Yuri Kim dhe paraardhësit të saj në aferën McGonigal se do ndihmonin shumë vendin e tyre, do ndihmonin Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ambasadorja Kim, me një seri të gjatë veprimesh, ka mbajtur të njëjtat qëndrime ndaj opozitës si McGonigal, por heshtja e saj ndaj këtij sistemi gjobëvënës nga bashkëkombas të saj, e rëndon atë. Nuk duhet të fshihet pas imunitetit diplomatik por të flasë për shqiptarët për këtë akt të pashembullt që nga koha e Perandorisë Osmane deri më sot”, tha Berisha.