Aksidenti, pasojë e keqmenaxhimit të Bashkisë, Bardhi: Me Belindin transporti do të jetë i sigurt dhe falas

Silvi Bardhi, ëdhënëse  e fushatës së kandidatit tw opozitws pwr bashkinw e Tiranws, Belind Kwlliçi deklaroi nga vendi i ngjarjes se, aksidenti i linjës së transportit urban ndodjhi si pasojë e keqmenaxhimit të Bashkisë. Ajo tha se, me Belind Këlliçin transporti do të jetë modern, i sigurt dhe falas.

Deklaratë nga zëdhënësja e fushatës, Silvi Bardhi

Erjon Veliaj premton tren elektrik, ndërkohë që edhe sot një autobuz i transportit urban ka vënë në rrezik jetën e njerëzve në qytet.

Kryetari aktual i Bashkisë ka vetëm fjalë e fasadë.
Shërbimet e Bashkisë mungojnë, dhe transporti publik nuk është më i sigurtë.

Duhet ndryshim.

Qytetarët e Tiranës kanë nevojë për punë thelbësore, për ndërhyrje që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës.

Qytetarët e Tiranës paguajnë shumë taksa e tarifa dhe meritojnë punë e shërbime, jo propagandë e spektakël.

Transporti publik ka nevojë për një reformë emergjente, dhe këtë do e bëjë të mundur Belind Këlliçi me premtimin që ka sjellë në vëmendje të opinionit publik këto ditë, transport modern, të sigurt dhe falas.

 

About Redaksia

Check Also

Protestë në Memaliaj, qytetarët kundërshtojnë planin e qeverisë për shkrirjen e bashkisë

Banorët e Memaliajt dhe zonave rurale kanë dalë në protestë kundër propozimit Partise Socialiste, lidhur me …

Leave a Reply