Berisha: Berati do të ketë boshtin e vet, atë jugut! Do të realizojmë sistemin e Osumit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Berati do të ketë boshtin e vet, dhe boshti i Beratit është boshti i jugut. Berisha garanatoi qytetarët e Beratit se nesër në pushtet PD, do të realizojë projektet e Beratit, do të realizojë sistemin e Osumit.
“Berati ka trashëguar një qytetërim mahnitës. Ka trashëguar një kulturë të veçantë, kontribut në qytetërimin perëndimor. Kjo është meritë e gjyshërve, stërgjyshërve, katragjyshërve tuaj të cilët kanë patur jo vetëm shpirtin punëtor, por edhe mendjen e ndritur dhe kanë ditur të qëndisin këto kodra me një bukuri mahnitëse. Kjo u detyrohet fermerëve të këtij rrethi, të cilët janë ndër më të punëtorët, më të aftët në kombin shqiptar.
Ju garantoj se nesër në pushtet PD, do të realizojë projektet e Beratit, do të realizojë sistemin e Osumit. Inxhinier Ngjeçari më ka sjellë mua në zyrë dy projekte. Njëri i një arkitekti të madh italian dhe njëri i viteve ’90. Kryetari juaj i ardhshëm i bashkisë, do ti paraqesë të gjitha para jush, do të jeni ju se kë do të zgjidhni, qeveria do ti financojë ato.
Ervin Demën do ta lemë në ishullin e gënjeshtrës së Edi Ramës.
Ervini nuk e ka premtuar, por u bë dorëzënë, u bë dëshmitar i rremë i mashtrimit të Edi Ramës, ndaj dhe aty do e lemë.
Berati do të ketë boshtin e vet dhe boshti i Beratit është boshti i jugut.
Çdo udhëtar që vjen për të vizituar Shqipërinë nuk duhet të shkojë në Tiranë apo Durrës, pa u ndalë në Berat. Pa u ndalë për të vizituar njërën nga mrekullitë mahnitëse të qytetërimit tonë, të qytetërimit perëndimor, të qytetërimit botëror”, tha Berisha.

 

 

About Redaksia

Check Also

“A do kërkoni leje tjetër nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut”? Kreu i SPAK nuk jep përgjigje të qartë

Kreu i SPAK, Klodian Braho nuk dha një përgjigje të qartë nëse Prokuroria e Posaçme …

Leave a Reply