Berisha: Rama po zbaton doktrinën e Çubrilloviçit për spastrimin etnik të shqiptarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama po zbaton doktrinën e Çubrilloviçit për spastrimin etnik të shqiptarëve. Berisha tha se, ky është një spastrim etnik bazuar te doktrina e Çubrilloviçit në sensin e krijimit të kushteve të kalkuluara që shqiptarët të largohen nga Shqipëria.
“Doktrina e Vaso Çubrilloviçit është doktrinë e mirëfilltë e gjenocidit ndaj shqiptarëve.
Nuk është i vetëm për fat të keq. Njësoj si ai është dhe Ivo Andriç, i cili për turpin e turpeve ka edhe çmimin Nobel. Në njëfarë mënyrë edhe ky është një lloj racizmi ndaj shqiptarëve.
Kthehemi pak te kriza që po kalojmë.
Ky është një spastrim etnik bazuar te doktrina e Çubrilloviçit në sensin e krijimit të kushteve të kalkuluara që shqiptarët të largohen nga Shqipëria.
Nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri është rritur çdo vit dhe kjo është statistikë e pamohueshme.
Nga viti 2014 gjer më sot, ajo pakësohet në mënyrë të rrufeshme sepse janë krijuar kushtet e kalkulueshme për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.
Një nga kushtet më themelore është pasiguria e plotë në të cilën sot jetojnë shqiptarët në këtë vend. Vetëm në një vit, në vitin 2015 në mos gaboj, janë arrestuar 37 mijë shqiptarë.
80 përqind u arrestuan për çështje civile, që nuk mund të ndodhë përveçse në atë vend që nuk njeh ligjin, përveçse aty ku bëhet gjithçka për të dhunuar qytetarin, për t’i nxirë jetën, për t’i bërë të pamundur që të jetojë.
Statistika e vitit 1946 tregon se u arrestuan 17 mijë shqiptarë, kaq u arrestuan.
Pasiguria vjen nga lidhja e qeveritarëve me bandat. A nuk ishte Shullazi që donte të emëronte rektorin, sepse Edi Rama nuk mblidhte dot votat për të emëruar një zonjë? Dhe ai dilte në mes të qytetit dhe i thoshte se të rrëmbej djalin po nuk u largove”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vendimi për mbylljen e Tik Tok-ut, dështim dhe mosmarrje përgjegjësi për vitin më të errët të arsimit!

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula Teatri i ministres së …

Leave a Reply